Daja: Nuk kemi bërë përformancë kaq të dobët, por mentaliteti i fituesit dhe fati realizoi atë përmbysje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në deklaratën e tij pas ndeshjes për SuperSport, u shpreh se fitorja e sotme ishte e realizuar vetëm nga mentaliteti fitues i lojtarëve dhe nga fati. Ai pranoi se sot kishte qenë si tifoz në pankinë duke qenë se ekipi ishte pa ekuilibër dhe bëri gabime më shumë se çdo herë tjetër. Daja gjithashtu injoroi zërat për një fitore të dhuruar nga Vllaznia.

“Do të thoja që asnjëherë në drejtimin tim të Skënderbeut nuk kemi bërë këtë përformancë kaq të dobët, pavarësisht mungesave. Filluam çdo gjë gabim, lojtarët bënë çdo gjë gabim në 90 minuta sa i përket lojës, por bënë edhe diçka shumë të mirë sepse përmbysja nuk ishte arritje e stafit, por e tyrja. Mentaliteti i fituesit dhe fati realizoi atë përmbysje duke qenë gjithë kohës në disavantazh.”

“Në 15 minutat e fundit komunikova me lojtarët dhe duke parë shthurjen u thashë që edhe barazimi na mban në lojë për titullin që të qetësoheshin. Nëse do humbnim, atëherë kampionati për ne mbaronte.”

“Nuk më takon mua se çfarë ndodh te Vllaznia. Kjo fitore është e dhuruar vetëm nga fati sepse të bësh dy gola në minutat e fundit është vërtet fat, por nuk do të thotë që është e dhuruar. Unë kam përgjegjësi sepse ekipi nuk pati ekuilibër, por siç bëmë lojë të mirë me Partizanin dhe humbëm sepse ishim pa fat, sot fati ishte me ne, ndërsa nuk bëmë asgjë mirë.

Nuk dua të tregoj se çfarë stresi kalohet në këto momente, qoftë nga unë qoftë nga lojtarët. Edhe në Laç kur fituam 5-1 u tha që nuk luajtën lojtarët e Laçit, nuk e di ku është parë dhe si është parë, por ngjarjet janë zhvilluar krejt ndryshe nga ajo që është përmendur. Asnjë ekip nuk mund të reagojë ndaj Skënderbeut pasi ndodhet në disavantazh 0-3.”

“Sot kam qenë më shumë si tifoz sepse kur ekipi jonë nuk ka ekuilibër atëherë nuk mund ta drejtosh taktikisht. Fitorja është meritë e mentalitetit fitues të lojtarëve”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.