Daja: Shumë lojtarë nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë, por fati ishte me ne sot

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në prononcimin e tij për SuperSport, u shpreh se shumë lojtarë nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë, ndërsa theksoi se fati ishte me ta.

”Më i rëndësishëm është kualifikimi. Nuk e filluam mirë ndeshjen, kjo për meritë edhe të Mlada Boleslav që e kishte përgatitur mirë ndeshjen.

Disa lojtarë si Adeniyi nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë dhe m’u desh të bëja disa ndryshime rolesh. Fati ishte me ne sot, i rëndësishëm është vetëm kualifikimi”.

”Kur humbasim kemi të gjithë fajet tona, por kur fiton ekipi urimet shkojnë të gjitha për presidentin Ardian Takaj që ka ditur t’i japë kuptim investimit të tij. Merita janë për futbollistët e mi por edhe për tifozët që na kanë mbështetur aq shumë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.