Daja sqaron “debatin” me Salihin

0
SHPËRNDAJE


Ditë më parë u raportua nga minuta90.com në mënyrë ekskluzive, se midis Dajës e Salihit ka pasur një debat, që madje është shoqëruar edhe me një mbledhje në klub.

Ky lajm normalisht që nuk është pritur mirë në Korçë, teksa sulmuesi shkodran ka mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt me teknikun kryeqytetas.

Ndërkohë edhe Daja ka dhënë versionin e tij, duke deklaruar se ka qenë thjesht një keqkuptim nga ana e Salihit.

“Nuk e di pse është bërë çështje, pasi nuk ishte debat mes nesh. Thjesht ka pasur një keqkuptim nga Salihi në momentin kur stërvitja mbaroi”.

“Janë situata brenda normales, aq më tepër që një njeri nuk mund të gjykohet vetëm për një moment, por në kompleksitet. Dihet që Salihi është një person shembullor në këtë drejtim”, ka thënë në të tjera Daja

S'KA KOMENTE

Comments are closed.