Daja: “Tirana ka vetëm një opsion ndaj Kukësit”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ka qenë trajneri Ilir Daja ai që ka dalë në konferencën për shtyp nga ekipi i Tiranës vetëm 24 orë para ndeshjes ndaj Kukësit. Tekniku bardheblu foli para gazetarëve se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin e tij, por jo përcaktuese. Gjithashtu Daja pohoi faktin se në këtë sfidë Tirana ka vetëm një opsion, fitoren, për të mbetur në garë për një vend në Kupat e Europës pasi një humbje ndaj Kukësit do t’i jepte një goditje të fortë objektivave bardheblu. Ja deklarata e plotë e Ilir Dajës:

Ilir Daja
Ilir Daja

“Jemi perpara nje ndeshje ku duhet te japim maksimumin per te realizuar objektivin e vetem, fitoren. Ndeshja perballe Kukesit eshte e veshtire dhe do te ishte e tille edhe nese do ti kishim te gjithe lojtaret te gatshem. Nuk eshte percaktuese per Europen por eshte shume e rendesishme. Perballe nje kundershtari me te cilin garojme per te njejtin objektiv tre piket do te ishin bonus. Persa i perket formacionit dhe ndryshimeve qe priten, mund te them se asnjeri nga lojtaret qe nuk respekton tifozet dhe fanellen nuk ka vend ne formacion. Smajli nuk ka dhene maksimumin e aftesive te tij ne tre ndeshjet e fundit ndaj nuk do te jete neser ne formacion. Persa i perket Deliut, mund te them se eshte nje lojtar i ri premtues qe luajti mire ne ndeshjen e fundit ndaj Vllaznise.”

Ilir Daja duke biseduar me një lojtar
Ilir Daja duke biseduar me një lojtar

“Megjithate duhet ta shohim me kujdes pasi do ti duhet te perballoj presionin e nje ndeshje te rendesishme. Persa i perket Elis Bakaj ai do te jete gati dhe ne formacion neser. Eshte nje lojtar i rendesishem per ne dhe presim shume prej tij edhe pse ka pese ndeshje pa luajtur. Persa i perket objektivave, mund te them se une e mora skuadren ne vendin e peste me shtate pike me pak se rivalet. Fale punes se mire qe bene edhe lojtaret, ne rekuperuam dhe arritem te krijonim ne nje diference me shtate pike. Gjate kesaj kohe kemi patur probleme te medha me mungesat. Me nje cerek skuadre ka qene e veshtire. Kemi afruar ne skuader lojtare te talentuar nga Akademia te cilet kane bere mire por serish nuk ka qene e thjeshte”, kanë qenë fjalët e Ilir Dajës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.