Daliç: Dinamo Zagreb favorite vetëm në letër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Eshtë një nga trajnerët më të mirë në Dubai dhe Arabinë Saudite, madje ka arritur të drejtojë skuadra të mëdha si Al Hilal dhe Al Ain në Arabinë Saudite dhe Dubai. Bëhet fjalë për 48-vjecarin Zlatko Daliç. Kroati ish-trajner i Dinamos Tiranë, i kontaktuar enkas për minuta90.com analizon sfidën e Ligës së Kampionëve midis Skënderbeut dhe Dinamo Zagreb. Daliç si një njohës i mirë i kampionatit kroat shprehet se Dinamo Zagreb është një skuadër me probleme dhe kohët e fundit ka edhe tifozët kundra. Ai mendon se favorit bashkëpatriotët e tij janë vetëm në letër. Ndër të tjera, Daliç komenton edhe aventurën e tij 7 vite më parë me Dinamon e Tiranës dhe ndjen keqardhje që ky klub simbol në Shqipëri ndodhet në Kategorinë e Parë.Al-Ain-Zlatko-Dalic-Football-UAE-AGL-Arabian-Gulf-League

– Mr. Zlatko,si po shkon aventura juaj në Dubai te Al Ain ?
– U bënë 5 vjet që ndodhem këtu, në këto zona, është një periudhë shumë pozitive si për mua ashtu edhe për karrierën time. Kam krijuar emër si trajner këtu. Për dy vjet kam qenë trajner i Al Faisaly duke arritur rezultatet më të mira në historinë e klubit. Me Al Hilal fitova Kupën e Princit ndërsa 2 vitet e fundit me Al Ain kam fituar Kupën e Presidentit dhe kampionatin për vitin 2014/15.
– Cfarë kujtimesh keni nga koha që keni stërvitur Dinamon Tiranë gjatë sezonit 2008-2009?
– Ka qenë një periudhë shumë e mirë për mua, një eksperiencë pozitive. Në atë kohë Dinamo ishte një skuadër e mirë me lojtarë shumë të mirë gjithashtu. Mund të përmend këtu kapitenin Pisha, Poci, Allmuca, Kotorri, Plaku, Sina, Çapja, Diop. Gjithashtu vlerësoj shumë presidentin Besnik Sulaj për mundësinë e ofruar, edhe pse isha te Dinamo për vetëm 6 muaj. Më vjen keq pasi Dinamo tani luan në Kategorinë e Parë dhe dua t’i uroj më të mirën të gjithë personave që punojnë në atë klub.

Zlatko-Dalić-Al-Ain-758x380 – A e dini që Skënderbeu do te ndeshet me Dinamon e Zagrebit në Champions League? Cfarë mendimi keni për këtë ndeshje? Sa mirë e njihni Skënderbeun dhe çfarë mund të na thoni për Dinamon e Zagrebit?
– Jam në dijeni, gjithashtu jam në dijeni të faktit që Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri në 5 vitet e fundit. Ata kanë pasur në përbërje disa lojtarë kroatë si Pero Pejic, i cili ka qenë edhe golashënues. Dinamo është një skuadër e mirë, por këtë sezon po luajnë më dobët se më parë, kanë shumë lojtarë të huaj në përbërje.dalic19082014 – Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të Dinamo Zagreb ?
– Dinamo është favorit vetëm në letër. Kanë probleme me tifozët, duke qenë se nuk kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat.
– Cila do të ishte këshilla juaj për trajnerin e Skënderbeut ?
– Mirel Josa e di më mirë se kushdo se ku duhet të punojë, duke qenë se e njeh shumë mirë skuadrën e tij dhe taktikën që duhet ndjekur.
– Tani që keni arritur kulmin e karrierës suaj, do ta përjashtonit një rikthim në Shqipëri si trajner ?
– Për momentin prioriteti im është të punoj në Dubai, por nuk i dihet asnjëherë ç’mund të ndodhë. Përshëndetje të përzemërta për të gjithë shqiptarët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.