Dalin emrat e parë për pankinën e Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Edi Martini
Edi Martini
Superiorja/ Pas largimit të trajnerit Luan Zmijani, tashmë ka nisur edhe “ankandi” për pankinën e Vllaznisë. Opinioni sportiv dhe jo vetëm, tashmë në Shkodër ka filluar të nxjerrë emrat e parë për trajnerin që do të pasojë teknikun Zmijani në punën e tij. Sapo u mor vesh dorëheqja e Zmijanit, menjëherë ka qarkulluar emri i trajnerit shkodran, Edi Martini, si personi që mund të vendoset në krye të pankinës. Deri tani çdo gjë mbetet në kuadrin e hipotezave dhe fjalëve, por nuk do të ishte çudi që të kryhej kjo lëvizje duke parë që trajneri Martini e njeh mjaft mirë ambjentin e Vllaznisë, pasi e ka drejtuar edhe më parë atë. Ende nuk ka asgjë zyrtare por mendohet se me shumë mundësi, Edi Martini do të jetë trajneri i ri i skuadrës shkodrane, megjitarë çdo gjë mbetet për t’u parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.