Dalin në treg biletat e ndeshjes Skënderbeu-Dinamo Zagreb

0
SHPËRNDAJE

Klubi i Skënderbeut njofton se tashmë kanë dalë në treg biletat për ndeshjen me Dinamo Zagreb. Ja deklarata e plotë e klubit korçar në Facebooj: Dëshirojmë t’iu njoftojmë se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjës K.F Skënderbeu-Dinamo Zagreb. Biletat mund t’i blini në Korçë tek pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit, në stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” dhe tek pika e shitjes pranë”Elbasan arena”.
image
Çmimet e tribunës VIP kanë vlerën e 7000 lekëve (të rinj), të cilat kanë të përfshirë kateringun dhe pijet falas. Në tribunën kryesore, ato variojnë nga 3000 lekë deri në 5000 lekë (të rinj). Tribunat pas porte (konkretisht ato C1, C2, C3, G1, G2, G3) janë 300 lekë (të rinj), ndërsa D dhe F kushtojnë 500 lekë (të rinj).Ndersa në sektorin E bileta vlen 600 lekë (të rinj). Transporti do të jetë falas dhe pa limit për të gjithe tifozet Korçare

S'KA KOMENTE

Comments are closed.