Dalin në treg biletat e Shqipëri – Hungari

0
SHPËRNDAJE

Bileta_Hungari1Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot online shitja e biletave për ndeshjen e Ekipit kombëtar U21 Shqipëri – Hungari, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin Europian Uefa U21 Euro2017 që do të zhvillohet në Poloni. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 28 Mars 2016, ora 20.00.

Biletat mund të blihen në biletarinë e stadiumit Elbasan Arena dhe në biletarinë online në faqen zyrtare te FSHF-së në linkun:

https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do?lang=sq

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribuna E = 200 lekë
Tribunat A/B = 500 lekë

Si edhe në ndeshje të mëparshme, njoftojmë të gjithë tifozët se stadiumi Elbasan Arena është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kanë elementë sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

Këshillojmë të gjithë tifozët të blejnë biletat vetëm në pikat e publikuara më lart për të pasur sigurinë se po blejnë bileta të sigurta dhe se për bileta të shitura në pika shitjeje të ndryshme FSHF nuk mban asnjë përgjegjësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.