Dalin vendimet e Komisionit të Disiplinës

0
SHPËRNDAJE

VENDIM

I mbajtur sot me date 23 Mars 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1.KF “Bylis”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, denohet me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
2.KF “Korabi”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, denohet me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe,bazuar ne nenet 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
3.Zyrtari i KF “Naftetari”, Fatmir Bacaj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
4.Lojtari i KF “Himara”, Ilirjan Ozbova, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
5.Trajneri i KF “Himara”, Shpetim Ymeraj, per protesta te vazhdueshme ndaj vendimeve te arbitrit,denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv,bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
6.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Gerson Stojku, per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
7.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Egzon Daci dhe lojtari i KF “Shkendia Dr” U-19, Amadeos Xhakolli,per sjellje te keqe ndaj njeri-tjetrit, denohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
8.KF “Vllaznimi” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Beslidhja” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
9.KF “Terbuni” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Kastrioti” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
10.KF “Vlora” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Bylis” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
11.Zyrtari i KF “Porto” U-17, Erind Ndoja, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
12.Lojtari i KF “Internacional TR ” U-17, Xhulio Kazhani dhe lojtari i KF “Porto” U-17 Francesk Toma, per sjellje te keqe ndaj njeri-tjetrit, denohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
13.Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Leo Isallari, per provokim te publikut, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 53/1 te KDS.
14.KF “Luftetari” U-17, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me KF “Fieri” U-17 me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 54 te KDS.
15.Lojtari i KF “Luftetari” U-17, Edivin Latifi, per protesta ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines

Kryetar

Selman COMO

 

Anetar

Arben Shkembi

Kujtim Pagria                                      

S'KA KOMENTE

Comments are closed.