Dalipi: Nuk ka mbaruar kemi ende shpresa, por nuk patëm fat

0
SHPËRNDAJE

Zëvendëstrajneri i Partizanit Klevis Dalipi është i vetmi që ka folur nga Partizani, në një atmosferë mortore te të kuqtë pas barazimit kundër Laçit. Dalipi nuk pranon se kampionati ka marrë fund dhe premton betejë deri në fund, ndërsa në prononcimin për SuperSport fajëson fatin e keq.

“Dalje nga gara? Janë edhe 9 pikë në lojë, nuk ka mbaruar, kemi ende shpresë patëm raste, i humbëm, me kalimin e minutave humbëm qetësinë dhe përfundoi si përfundoi. Rastet i patëm, si në pjesën e parë, ashtu edhe në fundin e ndeshjes. Nuk patëm fat, ajo shtyllë ishte vërtet një goditje e rëndë, nuk patëm fat.

“Titulli? Tani nuk varet nga ne, duhet të shohim rivalët dhe të presim çfarë do të ndodhë. Duhet të fitojmë ndeshjet tona deri në fund dhe të shohim çfarë do të ndodhë. E dimë që është shumë e vështirë, por nuk duhet të dorëzohemi.

“Rënia në pjesën e dytë? E vërtetë, krijuam më shumë lojë dhe raste në pjesën e parë, por më pas hyri edhe tensioni. I futëm edhe gjithë sulmuesit, Boniface dhe Sukaj, tentuam me të gjitha kartat. Mund të them se nuk patëm as fat, sepse e kërkuam deri në fund golin, por nuk na eci.

“Çfarë i duhet Partizanit për të kaluar këto situata? Janë ndeshjet e fundit, do të bëjmë maksimumin për të bashkuar skuadrën tonë, të ruajmë harmoninë dhe të luftojmë. Na ka munguar shumë fati, edhe vjet me Bylisin, kur e humbëm ndeshjen në atë mënyrë, me një kundërsulm kur po sulmonim me të gjitha forcat. Janë momente vendimtare ku gabojmë, sa për faj tonë, ashtu edhe për fat të keq.

“Entuziazmi i humbur? Në fakt skuadra jonë ka entuziazëm, por tensioni vjen natyrshëm kur gjërat nuk ecin mbarë. Minutat kalojnë, Laçi mbrohet fort, qetësia ikën dhe ndeshje merr për ters”,-mbylli prononcimin e tij, zv / trajneri i Laçit, Klevis Dalipi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.