Damien Duff, shembull i rrallë në futbollin e sotëm

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ish ylli i Premier League të Anglisë dhe i Kombëtares së Irlandës, Damien Duff ka lënë ekipin e Melbourne City të Australisë ku luante së fundmi, për ta mbyllur karrierën me Shamrock Rovers, ekipin modest të qytetit të tij të lindjes, Dublin.

863862-20250340-1600-900
Tifozët e Shamrock Rovers

Madje jo vetëm kaq, por Duff ka bërë të ditur se paga e tij do të përdoret e gjitha për ndihma për të vobektit. Damien Duff ka fituar dy herë kampionatin anglez, dy herë kupën e Anglisë si dhe ka ndihmuar Fulham të mbërrijë jashtë çdo parashikimi deri në finalen e Europa League në vitin 2009.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.