Danezët thirrje shqiptarëve: Na ktheni pas biletat!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Federada Daneze e Futbollit ka paralajmëruar tifozërinë shqiptare se nuk mund të pranojë në stadium më shumë se sa numri i lejuar për tifozët miq. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, FDF u ka bërë thirrje të gjithë atyre tifozëve që kanë blerë bileta të mos i mbajnë, por t’i kthejnë mbrapsht, pasi nuk do të lejohen në stadium.
danim“Mijëra shqiptarë mund të kenë blerë bileta për seksionet cilat janë të rezervuara për tifozët danezë. Kjo është kundër rregullave. Kemi caktuar një seksion të veçantë për tifozët shqiptarë në më shumë vende se në ndeshjet e tjera. Natyrisht kjo është një gjë e mirë për atmosferën që do krijohet në stadium, por kurrsesi nuk mund të lejojmë të kalohet limiti. Ne paralajmërojnë tifozët shqiptarë që ne nuk do t’i pranojmë, nëse ata shfaqen me një biletë për pjesën e rezervuar nga tifozët daneze”, thuhet në këtë komunikatë.
Sipas rregullave të UEFA-s, tifozët shqiptarë kanë të drejtë për 5% të numrit të përgjithshëm të biletave pra 1,850 bileta. Federata daneze ka vendosur që të ndajë 2.150 bileta për tifozët shqiptarë. Ky insitusion i bën thirrje tifozëve të kthejnë prapa biletat. Në hyrje të parkut disa nga rojet e sigurisë do të sigurojnë që asnjë tifozët shqiptarë mos futen në seksionin, e cila është e rezervuar për tifozët danezë. Kjo ndodh për arsye sigurie dhe për të shmangur trazirat”, përfundon komunikata.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.