Danimarka ndalet në Armeni, vendi i dytë më larg

0
SHPËRNDAJE

denArmLajmi i mirë për Kombëtaren shqiptare ka ardhur që përpara ndeshjes me Portugalinë. Danimarka, rivalja jonë kryesore për vendin e dytë, është ndalur në një barazim 0-0 në Armeni, në ndeshjen e parafundit që ka për të luajtur në grupin I. Tashmë, danezët janë vetëm një pikë përpara nesh (mund të ishte tre po të fitonte), por maksimumi i pikëve që mund të kapin në fund të këtyre eliminatoreve është 15 pikë. Ndërsa, në tri ndeshje për të luajtur (bashkë me atë ndaj Portugalisë), ne duhet të mbledhim të paktën 1 pikë më shumë sesa Danimarka, që gjithsesi në takimin e fundit do të shkojë të luajë në Portugali.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.