Danimarka: Skandaloze po humbëm ndaj Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

10922740_827433940648922_888165709695016590_n
Nga takimi në Elbasan, Shqipëri – Danimarkë 1-1 (Foto: J. Ulliri)

Gazeta më e madhe sportive daneze “Ekstrabladet” i ka kushtuar një editorial të hollësishëm takimit të sotëm Danimarkë – Shqipëri duke e cilësuar humbjen si të papranueshme, madje deri një skandal.

“Humbja na çon drejt moskualifikimit dhe kjo do të jetë një skandal i vërtetë, sidomos për trajnerin Morten Olson që i ka dhënë kaq shumë vendit tonë,” – e nis shkrimin gazeta daneze.

“Kemi përvojë të shkëlqyer, një filozofi të mirë të të luajturit futboll por ja, na kanë ardhur shqiptaret, rivalët tanë më të fortë që po na e kerkojnë me ngulm vendin e dytë. Jemi nën presion shumë të madh, madje nuk na bën shumë punë as barazimi pasi Portugalia me Ronaldon e kompani do shkëputej njëherë e mirë.”

Venskabslandskamp- Frankrig - Danmark
Trajneri danez, Olsen.

“Mund të jetë kjo ndeshja e fundit edhe për Olsen dhe jo vetëm që një humbje do të sillte largimin e tij, por do të sillte një pështjellim e konfuzion edhe për këdo që do të bëhet pasardhësi i tij.”

“Deri më tani me Olsen, Danimarka është kualifikuar katër nga shtatë herë të mundshme,” – vazhdon editoriali. “Do jetë fantastike ta bëjë për të pestën herë. Olsen nuk e meriton një humbje me Shqipërinë. Do të ishte një mbyllje e shëmtuar për një trajner që i ka dhënë kaq shumë Danimarkës.”

“Po, kemi mungesa por i kemi mbuluar mirë pavarësisht se do na duhej prania e Christian Eriksen. Nicolai Jorgensen po rikthehet në formë dhe nuk do e kemi problem të kemi shpejtësi në sulm por a do të gjejmë hapësira?” – përfundon kështu editoriali danez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.