Dante pranë largimit nga Bayern

0
SHPËRNDAJE

imageBundesliga/ Duket se konkurenca tek Bayern Munchen është kthyer në një problem për disa lojtarë. Rasti më i fundit është ai i mbrojtësit Dante, i cili është fare pranë largimit nga gjigandët bavarezë. Konkurenca me Boteng, Benatia, Badstuber por edhe me Havi Martinez ka bërë që mbrojtësi brazilian të vihet në kërkim të një ekipi tjetër. Sipas Bild, menjëherë për shërbimet e Dantes ka shfaqur interes ekipi i Bayer Leverkusen, që dëshiron t’a transferojë mbrojtësin në skuadër. Kështu duket se pas 3 sezonesh tek Bayern, braziliani është pranë largimit, por problem mbetet paga e tij pasi lojtari tek Bayern fiton 7 mln euro në sezon, teksa tek Leverkusen mund të fitojë vetëm 3 mln euro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.