Dario Jertec larg Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Dario Jertec duket gjithnjë e më larg Partizanit. Pas publikimit të lajmit se mesfushori do të ishte një nga blerjet e rradhës i ekipit të kuq, tashmë duket se palët nuk kanë arritur të gjejnë akordin mes tyre. Trajneri Starova e ka dashur në provë mesfushorin kroat, por mesa duket një gjë e tillë nuk është pranuar nga vetë ai. Lojtari nuk pranonte kurrsesi që të ishte në prove dhe kërkoi që të firmosë menjëherë, por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Partizanit që më parë kërkonin të bindenin për aftësitë e lojtarit. Gjithashtu sipar burimeve të sajtit tonë, Jertec, ka kërkuar edhe një pagë tepër të lartë në krahasim me ato paga që jepen në futbollin shqiptar. Kjo gjë ka bërë që palët të mos arrijnë një akord mes tyre pasi nuk kanë pranuar kushtet e njëri-tjetrit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.