Davor Shuker në Elbasan: Ja kush e bëri diferencën të mërkurën

0
SHPËRNDAJE

davorI pranishëm të mërkurën për të parë ndeshjen e Champions League, Skënderbeu – Dinamo Zagrebit ishte edhe ish-lojtari i Real Madridit, Davor Shuker. Ai kishte ardhur në Elbasan, jo vetëm si dashamirës i futbollit, por edhe si president i Federatës Kroate të Futbollit. Ndërkohë që ka pasur mirësinë edhe për të ndaluar e për të folur për mediat shqiptare: “Përgjithësisht mund të them se pashë një ndeshje të kënaqshme. Ambienti në stadium ishte i shkëlqyer. Do të doja të falenderoja klubin shqiptar, publikun, por edhe lojtarët që dhanë gjithçka nga vetja. Ndërkohë që Skënderbeu bëri një lojë mjaft të mirë. Dinamo ndoshta fitoi nga ajo pak përvojë më shumë që pati”.
Kurse përsa i takon shanseve të kualifikimit, Shuker është përpjekur të qëndrojë i ekuilibruar: “Nga eksperianca që kam në futboll nuk dua të mendoj se gjithçka ka përfunduar. Do të duhet të luhet po kështu edhe 90 minutëshi i dytë të martën e ardhshme në Zagreb. Por goli i minutës së fundit sigurisht që ia shtoi shpresat e Dinamos”, ka përfunduar legjenda e futbollit kroat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.