De Biasi: Asnjë shqiptar i Kosovës nuk largohet nga Kombëtarja

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Gianni De Biasi nuk dëshiron të flasë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë. Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, italiani i është gëzuar vendimit që vitin tjetër të vihet në votim kërkesa e Kosovës për pranim në UEFA dhe shprehet optimist që më në fund, edhe ky sport të ndërkombëtarizohet.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

“Besoj se kjo do të ndodhë. Është një urim që ia bëj Federatës së Futbollit të Kosovës. Mendoj se është e drejtë që edhe Kosova ta ketë një pjesëmarrje në kompeticione të rëndësishme”, u shpreh De Biasi.

Ai është i bindur se Kosova nuk do t’ia marrë Kombëtares kuqezi lojtarët kosovarë, të cilët e përbëjne boshtin kryesor në ekipin e tij.

“Në këtë drejtim ka mjaft bashkëpunim, koordinim dhe mjaft respekt në mes të palëve dhe askush s’do të bëjë ‘lojëra’ të çuditshme ndaj tjetrit. Ata që janë tashmë me ne, janë praktikisht me ne dhe bëjnë pjesë në projektin tim”, ka deklaruar De Biasi.

De Biasi zotohet se askush nuk do t’i ndalojë lojtarët që kanë dëshirë ta ndryshojnë ekipin përfaqësues, duke e përmendur si shembull rastin e Samir Ujkanit.

“Por, është e qartë se nëse është dikush që dëshiron të ndryshojë ambient, mendoj se nuk do të ketë probleme. Këtë e ka bërë Ujkani, ishte me ne dhe nuk bënte pjesë më në projektin tonë dhe ka shkuar me kombëtaren e Kosovës. Ata që nuk do të bëjnë pjesë në planet e Shqipërisë, mund të pranojnë Kosovën, këtu nuk ka diskutim, është normale”, thotë De Biasi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.