De Biasi: “Dhuruam 2 gola, ja çfarë më kënaqi nga ekipi”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Tejet i mërzitur është shfaqur trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi pas humbjes 2-1 ndaj Austrisë në Vienë. Numri një i pankinës kuqezi pohoi se skuadra që drejton pësoi dy gola amatorë, por gjithashtu shtoi edhe faktin se Shqipëria mund t’a kishte barazuar rezultatin. Ja deklarata e tij para mediave në Austri:

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

“Natyrisht që ne ishim të vetëdijshëm se sot do kishim një ndeshje të vështirë ndaj Austrisë. Të dy golat që pësuam aq shpejt, ishin dy gabime shumë të evitueshëm. Për mendimin tim ishin 2 gola të dhuruar nga ana jonë dhe jo për meritën totale të kundërshtarit. Pavarësisht lojës në pjesën e parë, në të dytën ndryshoi gjithçka. Ishim ne më mirë dhe më të qartë. Kam besimin se mund ta’ kishim barazuar ndeshjen dhe do e kishim arritur këtë gjë nëse do të ishim me 11 lojtarë. Kartonat ndaj Kaçes mund të ishin evituar pasi ishte thjesht miqësore. E vetmja gjë që më pëlqeu dhe më kënaqi ishte dëshira e madhe për të ndryshuar dhe reaguar në momentin e vështirë”, ishin fjalët e Gianni De Biasit pas humbjes 2-1 ndaj Austrisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.