De Biasi do jetë prezent në një ndeshje e Kategorisë së Parë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi do të jetë mysafir në një ekip të Kategorisë së parë ditën e shtunë. Tekniku kuqezi do të jetë në Peshkopi dhe do të ndjekë takimin e javës së 23-të në grupin A mes Korabit dhe Erzenit. Trajneri i Kombëtares do të shoqërohet edhe nga presidenti FSHF Z. Armand Duka si edhe nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Ilir Shulku.

Duka dhe De Biasi
Duka dhe De Biasi

Dibranët pritet të rezervojnë një pritje të veçantë, teksa kjo vizitë shihet si historike në botën e sportit për këtë qytet. Tifozët në faqen zyrtare të klubit dibran ku u botua edhe lajmi, janë shprehur të befasuar dhe të kënaqur me këtë vizitë duke hedhur edhe idenë që ai të shpallet qytetar nderi qytetit të Dibrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.