De Biasi e konfirmon: Hysaj, jo i gatshëm për Danimarkën

0
SHPËRNDAJE

Troket sfida me Danimarkën, që është kyçe për kualifikueset e Euro 2016. Trajneri Gianni De Biasi ka disa mungesa në mbrojtje ku së fundi është shtuar edhe Elseid Hysaj. Në një bisedë telefonike për TV Klan, tekniku konfirmon zyrtarisht padisponueshmërinë e mbrojtësit, teksa beson te futbollistët që ka grumbulluar.

Albania's defender Elseid Hysaj (R) celebrates next to Portugal's midfielder Ivan Cavaleiro at the end of the UEFA EURO 2016 Qualifier football match Portugal vs Albania at the Municipal Stadium in Aveiro on September 7, 2014. Albania won 1-0.   AFP PHOTO/ MIGUEL RIOPA        (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

“As Hysaj nuk do të jetë në fushë, por edhe ata të cilët janë grumbulluar do të japin më të mirën e tyre. Ne do të përpiqemi gjithmonë të fitojmë, pastaj të shikojmë si do të shkojë”, ka deklaruar tekniku.
Gianni De Biasi pritet të aktivizojë Berat Xhimshitin, mbrojtësin e Zurich. 22-vjeçari grumbullohet për herë të parë, por është i duhuri për të zëvndësuar Elseid Hysajn e dëmtuar.
Vetë Hysaj nga ana tjetër edhe pse nuk do të jetë ndaj Danimarkës thotë se të tjerët janë të përqendruar për të arritur këtë synim. “Të gjithë janë të përqendruar për këtë ndeshje edhe ata që janë afruar së fundi. Po mendojmë që të fitojmë këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për Portugalinë”. Për Elseid Hysajn ka ende shpresë për tu aktivizuar ndaj Portugalisë të hënën, megjithatë fillimisht, të gjithë po mendojnë për takimin e së premtes e Danimarkën në orën 20:45 në Kopenhagen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.