De Biasi e pranon: Kemi lojtarë jo në formë, por shpresojmë

0
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi me Skype nga Venecia, ku do të grumbullohet Kombëtarja, ka dhënë përshtypjet e para pas nisjes së përgatitjeve zyrtare për dy ndeshjet e 4 dhe 7 shtatorit: “Sot kam pasur vetëm 11 lojtarë në stërvitjen e parë, teksa të plotë do të jemi vetëm të hënën. Eshtë herë për të thënë se në cfarë gjendje janë. Disa prej futbollistëve nuk kanë pasur skuadër dhe si rrjedhojë nuk kanë luajtur së fundi. Bëhet fjalë për një situatë jo të jashtëzakonshme. Por janë lojtarë që na kanë sjellë deri këtu dhe duhet të bëjmë ç’mos për të ngritur në këmbë një skuadër të denjë që të përballojë dy ndeshjet me Danimarkën dhe Portugalinë”.
debKrahasuar me situatën jo të mirë ku gjendemi ne si Shqipëri, Danimarka është një skuadër nga ato që frikëson jo pak. Këtë e pranon edhe tekniku kuqezi, duke e arsyetuar: “Kanë një skuadër më në formë të mirë. Me lojtarë që po luajnë më shumë, pasi edhe po aktivizohen në kampionate që kanë nisur prej kohësh. Prandaj duhet vlerësuar në maksimum si kundërshtar. Por shpresojmë që të jemi edhe ne në formë e të gatshëm për 4 shtatorin. Nëse do të më duhet të zgjidhja, një fitore ndaj Danimarkës do të ishte ideale. Do të ishte shumë e rëndësishme për ne, edhe sepse do të hidhnim një hap përpara danezëve në renditje, përderisa kemi edhe një takim më pak se ata. Ndonëse e dimë që do të jetë vërtet e vështirë”, ka përfunduar tekniku kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.