De Biasi emëron Bogdanin si ndihmës

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Erjon Bogdani do të jetë ndihmësi i ri i trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi. Ish-sulmuesi shtatlartë i Kombëtares do të fillojë nga puna ditën e hënë, detyrë në të cilën do të zëvnedësojë Altin Lalën. Këtë ndryshimin në staf e bëri të ditur trajneri De Biasi gjatë konferencës ku shpalli listën e lojtarëve për takimet me Danimarkën dhe Portugalinë.

Erjon Bogdani i cili është aktivizuar për shumë vite me ekipin kuqezi zotëron licensën UEFA Pro, që e mori pak kohë më parë. Bogdani është shënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares me 18 gola.

Roli i zëvendëstrajnerit të Kombëtares është i pari për të në karrierë. “Bogu” e nisi tek ekipi i Partizanit karrierën e tij si futbollist, për të luajtur më pas në Turqi, Kroaci dhe në Itali u kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij deri në tërheqjen përfundimtare nga futbolli

S'KA KOMENTE

Comments are closed.