De Biasi: Hysaj ka nevojë të luajë në rolin e tij

0
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Legjionarët/ Pas ndeshjes mjaft të mirë që Elseid Hysaj zhvilloi në ndeshjen Napoli-Juventus, ku arriti të bllokoje edhe mesfushorin francez Paul Pogba, tashmë në Napoli të gjithë flasin për djaloshin shqiptar. Në një emision radiofonik të quajtuar “Si gonfia la rete” të gazetarit Rafaele Auriemma, ka ndërhyrë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi i cili ka folur në lidhje me mbrojtësin kuqezi që luan për Napolin:

“Hysajn e ndjek gjithmonë në ndeshjet e tij. Është një djalosh që duhej të përshtatej në nje realitet dhe nje piace tjetër, po kjo gjë nuk e demoralizoi, por përkundrazi i dha më shumë forcë dhe mendoj se tashmë ai është në rrugën e duhur, në veçanti nëse luan në krahun e djathtë aty ku ka edhe pozicionin e tij natyral. Ne planin mbrojtës, Napoli i trajnerit Sarri është duke bërë më mirë se ai i trajnerit Benitez.”

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

“Hera e parë aktivizova Hysajn si titullar, ishte ndeshja ndaj Norvegjisë dhe në fund të saj presidenti i Federatës më quajti të çmendur që hodha në fushë nje 18 vjeçar. E bëra atë gjë pasi Hysaj është një lojtar shume i mirë, por ai ka vetem nevojë të luajë në rolin e tij për të marrë edhe eksperiencën e duhur. Juventusi sigurisht që do të ringrihet dhe do të zërë një vend të lartë në renditje, por ky kampionat ka treguar se nuk ka më një “zot”. Sarri kishte nevojë për kohë si të gjithë ata persona që provojnë të vendosin logjikën në punën e tyre, dhe këtu flasim për një punë në fushën e lojës dhe jo atë të fjalëve. Benitez ishte i përgatitur për këtë punë këtu, pasi ka patur fatin të drejtojë ekipe të mëdha, dhe të fitojë shpesh me to”,-u shpreh Gianni De Biasi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.