De Biasi: Ja pse e lashë kapitenin jashtë formacionit

0
SHPËRNDAJE

gianni-de-biasi-ka-gjak-shqiptari-ja-faktet_hdDe Biasi flet për  herë të parë për lënien jashtë formacionit të Lorik Canës

Lorik Cana është lideri dhe ylli i kësaj Shqipërie që tani po shkruan historinë e saj. Zgjodhi kuq e zinjtë kur pak e bënin dhe ishte aty në momente të errëta të futbollit kuq e zi.

Tani po shijon maksimumin e suksesit, por jo vetë në fushë.

Paraqitjet e Arlind Ajetit kanë detyruar trajnerin De Biasi siç e shpjegon për gazetën “La Repubblica” që ta ulë mbrojtësin në stol, edhe pse një vendim aspak i lehtë.

“Është e vështirë të lësh kapitenin jashtë, dhe ja kam komunikuar vetëm pak orë para ndeshjes. Është një lider, një lojtar i vërtetë ekipi. I heq kapelen për këtë qëndrim. Ka treguar se është një njeri dhe një kapiten i madh”, e vlerësoi trajneri, i lehtësuar që një zgjedhje kaq e vështirë për të shkoi kaq mirë.

“Jam habitur nga ajo që kanë treguar djemtë për të surprizuar të gjithë në Europian. Jami forcuar, jemi ata që donim që ishim”, theksoi De Biasi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.