De Biasi: “Ja pse nuk i marr në Francë Salihin dhe Mehën”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Pas shpalljes së listës nga ana e trajnerit Gianni De Biasi për lojtarët që do të grumbullojë para Europianit, ai u kritikua shumë për mos marrjen në konsideratë Alban Mehan dhe Hamdi Salihin. Për të qartësuar këtë gjë, trajneri kuqezi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Fair Play” në News24, tregon arsyet pse nuk i mori në Francë, Alban Mehën dhe Hamdi Salihin. Ja fjalët e tij për të dy lojtarët:

Alban Meha duke festuar një gol me Kombëtaren
Alban Meha duke festuar një gol me Kombëtaren

Për Alban Mehan/ “Alban Meha është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka një gjuajtje të mirë, ka cilësi të mira por mendojë se tek skuadra jonë ai nuk arriti të përshtatet më atë që është mënyra ime e të parit futbollin dhe të më bënte të mendoja për grumbullimin e tij.

Alban Meha thuajse nuk ka luajtur fare në këto kualifikuese, ka luajtur besoj vetëm 13 minuta me Serbinë dhe nëse në jemi në Francë kjo është për meritë të lojërave të tjerë, për cilësitë e futbollistëve të tjerë.

Unë nuk dua të diskutoj ka apo jo cilësi, përkundrazi, ai ka cilësi të mira, por siç thashë edhe më lart skuadra jonë duhet të ketë karakteristika të tjera, në duhet të kemi shumë luftëtarë në fushë që luftojnë për çdo top, që nuk dorëzohen kurrë, ky është shpirti që duhet të kemi, pastaj nëse ka edhe futbollistë që kanë cilësi akoma më mirë, por ajo që nuk duhet të mungojë kurrë është shpirti për të luftuar për çdo top.

Un nuk kam inate apo konflikte me askënd, e kam thënë gjithnjë që nuk do ketë surpriza ndërmjet atyre që na sollën këtu dhe atyre që kanë qenë më pak pjesë e këtij grupi, pra sot për mua zgjedhjet janë të lidhura me këtë aspekt, me aspektin e vendosmërisë për të arritur objektivat. Është një zgjedhje që e kam bërë unë, mendoj se për një kampionat të vështire ku ne do të luajmë, siç është Evropiani na duhen lojtarë që kanë karakteristika të tjera.”

Hamdi Salihi duke festuar një gol me Kombëtaren
Hamdi Salihi duke festuar një gol me Kombëtaren

Për Hamdi Salihin/ Ai është një lojtar i mirë, i jashtëzakonshëm, një goleador i mirë, por mendoj se ne nuk do të kemi aq shumë raste sa ka Skënderbeu në kampionatin shqiptar, pra na duhen lojtarë që janë të aftë të bëjnë fazën ofensive, defensive, pra me shumë ritëm. Kjo është një zgjedhje e imja, bëj trajnerin, më paguajnë për të bërë zgjedhje dhe unë bëjë zgjedhjet që më duket më të arsyeshme për të arritur objektivat.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.