De Biasi jep “recetën”, Cana: Kemi nevojë për lojtarin e 12-të

0
SHPËRNDAJE

debiasiCana
Cana e De Biasi gjate konferences ne Darnimarke

“Duhet të kemi besim tek forcat tona! Me këtë frymë kemi detyrën që të zbresim në fushë. Do të bëjmë gjithçka për të hedhur hapin e duhur. E dimë që është e vështirë, por ndeshja nis 0-0, prandaj kemi edhe ne shanset tona”. Me këto fjalë, Gianni De Biasi ka dashur të japë kushtrimin për kuqezinjtë e tij, në konferencën e shtypit të zhvilluar sot në Kopenhagen, para ndeshjes së të premtes me Danimarkën, ora 20:45 në “Telia Park”.

Duke folur për kundërshtarin, tekniku ka vijuar: “Natyrisht, Danimarka ka lojtarë me përvojë dhe udhëhiqet nga një trajner, i cili punon prej vitesh dhe në mënyrë të shkëlqyer. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por loja fillon e barabartë. Kemi djem të rinj, që luajnë me zemër dhe vitet e fundit kanë fituar eksperiencë. Në takimin e parë barazuam 1-1, por kishim shanse për të shkuar në 2-0 dhe në fund e pësuam. Në këto eliminatore kemi arritur rezultate që nuk i kishim arritur më parë. Megjithatë, jemi me këmbë në tokë, sepse kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës. Ndaj Danimarkës luajmë një pjesë të rëndësishme të qëllimit që kërkojmë të realizojmë në këto eliminatore”.

stervit2
Kuqezinjte gjate stervitjes ne stadiumin e Kopenhagenit


I pranishëm në konferencë ka qenë edhe kapiteni Lorik Cana, i cili duket se nuk i druhet faktit që nuk ka qenë në aktivitet gjatë periudhës së fundit. Përkundrazi, ai ka dhënë garancinë, duke thënë: “Vërtet kam kaluar një periudhë specifike, por ju siguroj që jam përgatitur shumë, enkas për këtë ndeshje. Unë ndihem gati. Sigurisht do të japim maksimumin në fushë me synim fitoren, por do të më kënaqte edhe barazimin. Do të japim më të mirën në këtë ndeshje të rëndësishme. Kemi mungesa, por nuk dorëzohemi. Kemi shumë lojtarë të rinj në këto eliminatore, por deri tani po realizojmë ëndrrën e shqiptarëve, që është kualifikimi në Europian. Jemi në gjysmë të rrugës, por kjo ndeshje është vendimtare për të dyja skuadrat”. dërkohë që e di se i vetëm nuk mund të bëjë dot gjër: “Natyrisht, duhet edhe të luajmë si skuadër. Por mbi të gjitha presim në stadium edhe lojtarin tonë të 12-të: tifozerinë!”, ka përfunduar Cana.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.