De Biasi ka prioritet ndeshjen me Izraelin, kërkon vendin e tretë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ndeshja me Izraelin e parashikuar të zhvillohet më 12 nëntor në shtëpi mbetet prioriteti i Gianni De Biasi. Trajneri i Kombëtares e kujtoi këtë në një intervistë, duke i treguar edhe objektivat realë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Ne duhet të mendojmë për Izraelin, pasi është rivali ynë direkt që të mbërrijmë të paktën në vendin e tretë, por nëse vjen diçka më shumë pse jo. Ne duhet të kujtojmë se si shkuam në Europian, duke njohur mundësitë që kemi, pa qenë egoist dhe të luajmë si grup.”

De Biasi vlerësoi edhe formën që po kalojnë futbollistët shqiptarë, të cilët luajnë në Seria A.

“Hysaj po kalon një moment të mirë, po pres sulmuesin Rei Manaj që sapo është kthyer nga dëmtimi, pasi është një lojtar nga i cili presim shumë.”

Gianni De Biasi pritet të publikojë listën e lojtarëve që do të grumbullohen për përballjen me Izraelin, e katërta në këtë fazë kualifikuese. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.