De Biasi konfirmon: Largohem në fund të kualifikueseve

0
SHPËRNDAJE

Trajneri Gianni De Biasi lajmëron largimin nga stoli i Kombëtares Shqiptare pas përfundimit të Botërorit. Tekniku italian akuzoi FSHF dhe presidentin Armando Duka se nuk kanë besim tek ai.

“Në fund të eliminatoreve nuk do të jem më në stolin e Shqipërisë dhe besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja.”

“Jeta është çështje cikli, ka një fillim, ka dhe një fund dhe vjen një moment kur dikush duhet të zgjedhë rrugën e tij. Nuk është cështje financiare është thjesht çështje cikli.

Unë për sa kohë do të jem këto do të jap 110 përqind dhe nuk ma heq askush dëshirën për të punuar dhe për t’u përfshirë në çështjen shqiptare. Gjithsesi nuk e di nëse do të jem në ndeshjen e ardhshme.”

“Fitorja me Izraelin ishte diçka shumë e bukur dhe lojtarëve ia bëra të ditur dhe pas ndeshjes që më në fund arritëm të largonim ato 3 centimetra pluhur nga mendja që na bllokonte dhe isha i lumtur sepse prej kohësh klima që ekzistonte para ndeshjes më la një shije të keqe. Unë ia kam thënë dhe lojtarëve, forca juaj është grupi.

Nëse humbisni besimin dhe mbështetjen për njëri-tjetrin atëherë gjithçka e mirë që kemi bërë do të humbasë. Pas ndeshjes me Luksemburgun e kisha lakun dhe fyt dhe doja të largohesha, por vendosa të luftoj dhe në 5-6 ditë punova psikologjikisht me lojtarët, duke biseduar shumë me ta madje dhe duke u hakërryer.

U përpoqa t’i motivoja të gjithë dhe të fusja në marsh këtë makinë që nuk donte të ecte”.

“Nuk ka asnjë krizë mes meje dhe presidentin Duka. Para ndeshjes me Izraelin disa nga ju më bënë varrimin, pasi kishim 5 humbje radhazi.

Janë disa situata në jetë ku secili duhet të ndjejë besimin dhe konsideratën. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me presidentit Duka, edhe jashtë fushës është person shumë i mirë.

Aspekti personal dhe human shkojnë bashkë, në aspektin human janë bërë disa gabime të pafalshme. Besoj që nëse FSHF e donte trajnerin Gianni De Biasi do të fliste me parë dhe jo tani, sepse nuk funksionon kështu.

Kur humbasim jam unë fajtori, kur fitojmë fitojnë lojtarët, futbollistët dhe të tjerët. Gjërat nuk duhet të funksionojnë në këtë mënyrë.”

“Përvoja më e bukur e jetës sime, sepse takova njerëz fantastik dhe krijova një ide të bukur mbi shqiptarët. Për fat të keq ka paragjykime për shqiptarët por zbulova diçka tjetër.

Në aspektin e punës ishte diçka shumë e bukur sepse arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm dhe pata një përvojë ndërkombëtare. Gjithashtu u ndjeva shumë krenar kur mora nënshtetësinë sepse u ndjeva pjesë e juaja.

Pavarësisht këtij debati të fundit të pesë humbjeve radhazi, besoj se kemi bërë gjëra të mirë dhe mos harrojmë që kemi qenë deri në vendin e 22-të në FIFA dhe nuk besoj se kjo do të përsëritet shumë shpejt”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.