De Biasi lë Shqipërinë, punësohet si opinionist në RAI

0
SHPËRNDAJE

deBiaAs 24 orë nga humbja me Portugalinë, Gianni De Biasi ka lënë Shqipërinë dhe është shfaqur në Itali. Madje, jo më pak, po në studiot e RAI-t, për të bërë prezantimin si pjesë e një emision të ri sportiv. Aty ku veç postit të teknikut të Kombëtares kuqezi, është punësuar përgjatë gjithë sezonit në rolin e opinionistit, për kampionatin italian. Emisioni quhet “Novantesimo Minuto” (e shqipëruar, “Minuta e 90-të”, pikërisht si faqja jonë) dhe do të vijë çdo të dielë, ora 17:00. Tekniku i Shqipërisë do të jetë përkrah emrave të njohur të futbollit italian, si Cesare Prandelli, Alberto Malesani apo Corrado Orico.
debz“Do të jetë pak e vështirë për shkak të distancës që do të më duhet të krijoj herë pas here me udhëtimet e mia në Shqipëri, por pjesëmarrja do të jetë 100%. Ndjekja e futbollit është motiv impenjimi. Futbolli është loja më e bukur në botë, megjithëse dhuron edhe momente të shëmtuar…”, është shprehur De Biasi, duke iu referuar humbjes së të hënës me portugezët. Ndërkohë edhe zëvendësi i tij, Paolo Tramexani, ka marrë menjëherë një tjetër rol, atë të komentatorit teknik në ndeshjen e Shpresës së Italisë kundër asaj të Sllovenisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.