De Biasi në Elbasan, ja kush do jetë i vëzhguari special

0
SHPËRNDAJE

dbTeksa ka shprehur kënaqësinë e tij për arritjen e Shqipërisë në vendin e 22-të të FIFA-s (pritet të zyrtarizohet nesër), Gianni De Biasi është kthyer në tokën shqiptare me mision. Ai ka konfirmuar praninë e tij në ndeshjen e sotme të Skënderbeut ndaj Milsamit, aty ku ka piketuar vëzhgimin e disa elementëve, që mund t’i rekrutojë në Kombëtare. I vëzhguari special është mbi të gjitha Bernard Berisha, anësori sulmues që ka qenë një nga më të dalluarit, jo vetëm në kampionatin e kaluar, por edhe në këtë fillim sezoni, me paraqitjet e bëra në Kupat e Europës. Fatkeqësisht, tekniku kuqezi nuk mund të shohë dot në veprim Liridon Latifin, i cili është i dëmtuar dhe e ka të pamundur të jetë në fushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.