De Biasi nuk gënjehet nga Zvicra

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Pas përfundimit të dy miqësoreve të Marsit që më tepër shërbyen edhe si prova gjeneral përpara “Euro 2016”, trajneri Gianni De Biasi ka vlerësuar ndeshjet e zhvilluara. Në këto dy përballje miqësore, tekniku kuqezi vlerësoi dhe pa nga afër gjendjen e të gjithë kontingjentit të lojtarëve që ka në dispozicion. Pasi jehona e tyre kaloi, De Biasi ka dhënë një intervistë për SuperSport:

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Ishin dy ndeshje të ndryshme të luajtura në kushte të ndryshme. Ndjej keqardhje për mënyrën se si zbritëm në fushë ndaj Austrisë, ku në 20-25 minutat e para të pjesës së parë luajtëm në një mënyrë që nuk është e jona dhe më tej pësimi i dy golave të thjeshtë që mund të evitoheshin pa problem. Skuadra më pas dha përgjigje pozitive në fundin e pjesës së parë ashtu edhe në pjesën e dytë dhe në sfidën me Luksemburgun, ku në pjesën e dytë ishim në avantazh numerik pas kartonit të kuq të portierit, që na mohoi golin e parë.”

“Gjithsesi ndeshja do të kishte shkuar në të njëjtën mënyrë. Jam i kënaqur, pasi fusha në Luksemburg ishte vërtetë në gjendje të keqe, ku lojtarët kishin vështirësi të ruanin ekuilibrin, por skuadra arriti gjithsesi të luante. Ndryshimet ishin të gjitha të llogaritura, pasi duhej t’i provoja, t’i shihja lojtarët dhe të kuptonim se çfarë do të ishin në gjendje të bënin. Mendoj se përgjigjet ishin pozitive”.

De Biasi dhe Lorik Cana
De Biasi dhe Lorik Cana

Ndërkohë që në muajin Maj do të jetë edhe koha kur italo-shqiptari do të bëjë zgjedhjet e tij. Ai nuk tregon asgjë rreth 23 lojtarëve që do të thërrasë për në Europian, por shprehet se për çfarë la nevojë në këtë kompeticion. De Biasi nuk harron të flasë edhe për hapat që ka bërë Kombëtarja në këto vitet e fundit:

Nuk duhet të harrojmë, që kemi bërë hapa gjigandë gjatë këtyre viteve të fundit. Përpos kualifikimit në Europian, skuadra ka identitet, është një ekip i ri dhe me perspektivë. Në Luksemburg aktivizuam edhe Rashicën, që nga pikëpamja e perspektivës është mjaft i mirë, sepse ende nuk është as 20 vjeç. Të gjitha shenjat janë të mira që kjo rrugë e nisur, të jetë ajo e duhura. Për të qenë gati për Europianin nevojitet që në Maj të arrijmë me bateritë e karikuara. Të përpiqemi të punojmë mirë në Austri gjatë grumbullimit.”

“Më pas të vazhdojmë të luajmë shanset tona. Të zbresim në fushë pa presion të tepruar dhe të vetëdijshëm që gjithçka do të bëjmë do të jetë në funksion të të gjithë popullit shqiptar, atyre në Atdhe dhe atyre që jetojnë në emigrim, të cilët janë të shumtë dhe që na ndoqën me entuziazëm edhe në këto dy miqësore”.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Nga tifozët te kundërshtarët e grupit, me Zvicrën e shqiptarëve që duket në krizë të plotë para Europianit, si zakonisht De Biasi nuk i kursen batutat:

Entuziazmi do të jetë shumë i madh në Francë. Tifozët tanë nuk do të mungojnë asnjëherë për të mbështetur skuadrën që ka bërë diçka të rëndësishme. Gjithmonë më mahnisin dhe më kënaqin tifozët që mbështesin djemtë tanë. Kriza tek Zvicra? Ndoshta u fsheh. Edhe ne u munduam të humbisnim me Austrinë, për të treguar që nuk kemi kualitet”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.