De Biasi: Penalltia dhe kartonët ndikuan në ndeshje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gianni-de-biasiTrajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se penalltia dhe kartonët u ndikuan në ndeshje.

“Unë nuk dua të kapem pas gjyqtarit. Por e kam thënë para ndeshjes që do të ishte e vështirë ndaj tyre, pasi kanë një ekip të mirë. Fatkeqësisht u kondicionuam te goli i parë, penalltia dhe përjashtimi që ndikoi plotësisht ndeshjen”.

“Nuk ndërrova mbrojtës me mbrojtës se Kukeli bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Zvicrës në Europian, duke luajtur shumë mirë në qendër. Ai e bëri pjesën e tij sa më mirë në atë rol. Pas 2-0 hodha një sulmues më shumë, por qartësisht pas penalltisë dhe përjashtimit, mbetëm në 10, e pastaj 9. Në këtë rrethanë bëhet e vështirë të rikuperosh. Mua skuadra më pëlqeu më shumë me 10 e 9 sesa kur ishte me 11. Kishim mundësi me mesfushorin Memushajn në rastin e sulmuesit Llullaku dhe nuk e di se çfarë mund të bëhej më shumë”.

“Nuk ishte ndeshja më e çuditshme e karrierës, ishte një ndeshje ku episodet nuk ishin në favorin tonë, pastaj i futem edhe në vetë probleme vetes. Lamë të kalonte topi lehtësisht, e paguam rëndë dhe mbetëm me 10. Pastaj ndaj tyre nuk është e lehtë, i njoh më mirë e ndaj kam thënë në konferenca se ndaj tyre nuk do të ishte e lehtë”-mbylli prononcimin e tij, në SuperSport, De Biasi

Ndërsa, për TVSH trajneri theksoi se nuk është i kënaqur për rezultatin dhe tha se arbitrimi nuk ishte në favor të Shqipërisë.

“Mund ta kishim evituar, ata gjetën golin shpejt, edhe mund të kalonim në avantazh ne, por nuk ndodhi. Pastaj mbetëm në 10 lojtarë. Edhe pse në 10, skuadra luajti më mirë.”

“Nuk jam i kënaqur nga rezultati se mendonim se do arrinim diçka ndryshe. U munduam të rikuperonim, pastaj erdhi episodi i penalltisë së dytë. Kjo ishte ndeshje që pjesën e dytë mund ta rikuperonim. Më duke se po luanim mirë edhe pse me një lojtar më pak. Por pas penalltisë së dytë gjërat ndryshuan.”

“Më vjen keq ta mbyll kështu, më vjen keq për tifozët, për federatën, pasi besonim se mund ta fitonim sot. Ishim përgatitur, por fatkeqësisht ndeshjet fillojnë ndryshosh e vazhdojnë ndryshe. Lojtarët bënë maksimumin, asnjëri nuk u tërhoq edhe pse në inferioritet, nga kjo pikëpamje jam i kënaqur. Sigurisht nuk jam i kënaqur për rezultatin”.

“Vlerësimi i gjyqtarit Aytekin? Ka pak për të thënë. Unë nuk e pashë episodin e përjashtimit të porterit Berisha. Pashë penalltinë, një karton të kuq që mund të mos ishte. Pastaj kur jep penallti, unë shihja karton të verdhë, jo të kuq. Nuk ishte një arbitrim në favor të vendasve nëse mund ta them”.

“E ardhmja? Meqë nuk ka mbaruar gara, do të flasim për të në fund të saj”,-mbylli prononcimin e tij për TVSH trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. /minuta90.com/

gianni-de-biasi-tvsh

S'KA KOMENTE

Comments are closed.