De Biasi: Pësuam një gol budalla, duhet të punojmë

0
SHPËRNDAJE

Miqësorja e fituar 3-1 me Katarin, nuk i la shije të mirë trajnerit Gianni De Biasi, ndryshe nga ushqimi në rezidencën e kuqezinjve në Bad Ëaltersdorf.

DE-BIASSI-658x370“Tani jam i kënaqur sepse sapo mbaruam së ngrëni dhe bëm një punë të mirë. Ishte një ndeshje deri diku e mirë. Në pjesën e parë provova idetë që kisha në mendje pas gjithë këtyre ditëve grumbullim. Përveç minutës së parë, ku u duk se skuadra nuk kishte daklë nga tuneli, pjesa tjetër ishte përgjithësisht pozitive.”

Drejtuesi i stolit të Kombëtares ishte veçanërisht kritik për golin e shpejt të pësuar, duke paralajmëruar skuadrën.

 

“Nuk e kuptoj. Pësuam një gol edhe më të shpejt se herët e tjera. Kur nisi loja, në vend që ta luanim topin përpara e kaluam mbrapa. Pësuam një gol budalla. Duhet të punojmë shumë në këtë pikë, pasi episode të tilla bëjnë diferencën në Europian.”

 

De Biasi u shpreh i sigurt se skuadra do të paraqitet në formë optimale në finalet e Euro 2016, pavarësisht se sulmuesit Gashi, Cikalleshi apo Balaj nuk arritën sërish të shënonin

 

Shënoi Sadiku. Ndonjëherë mjafton të shënosh një gol në ndeshje. Do të shënojnë kur të vijë momenti, nuk duhet të shqetësohemi. Kemi punuar shumë gjatë kësaj jave dhe lojtarët kanë lodhje në këmbë. Mendoj që sulmuesit do të jenë në formë optimale fizike në Francë.”

Trajneri kuqezi sqaroi zgjedhjet e tij për formacionin titullar dhe vendimin për t’ia lënë shiritin e kapitenit, mbrojtësit 22-vjeçar Elseid Hysaj.

 

“Fusha dhe stërvitja e vendos atë që luan. Lojtarët në fushë nuk përcaktohen nga emrat. Futbolli është një sport demokratik dhe nuk njeh hirearki. Zgjedhjet e mia janë bërë gjithmonë në bazë të asaj që lojtarët japin në fushë dhe jo nga emri. Hysaj kapiten? Është një lojtar që mund të luajë edhe për 10 vjet me Kombëtaren. Ka kualitetin për ta bërë këtë detyrë. Është pjesë e skuadrës prej vitit 2013 dhe ishte e drejtë që ti jepnim shiritin pas sezonit të shkëlqyer me Napolin dhe eksperiencën ndërkombëtare që ka.”

 

Si zakonisht, De Biasi nuk jep nota për ndeshjen, të paktën jo publiksht.

“Nuk i jap asnjëherë nota. Unë notat i kam personale dhe i mbaj për vete. Ato nota vlejnë me të vërtetë.”

Kur kanë mbetur pak orë nga shpallja e listës zyrtare me 23 kuqezinjtë që do të udhëtojnë drejt Francës, trajneri nuk zbuloi detaje.

Edhe nëse ndonjë prej titullarëve ndaj Katarit do ta kishte humbur vendin në skuadër nuk do ta thoja tani… Ua kam treguar se kur do ta zbuloj listën përfundimtare…”

 /Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.