De Biasi: Pikë e rëndësishme, për rinovimin ka kohë

0
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi: Ishte për ne një pikë mjaft e rëndësishme, e cila na mjaftoi për të bërë historinë. Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe lojtarët i zbatuan mirë detyrat e tyre. Kemi luajtur ndaj një kundështari tepër të fortë dhe kjo është e dukshme. Morëm dy pikë ndaj Danimarkës në dy takime, por futbolli i tillë është. Ata janë një ekip tepër i fortë sidomos në fushën e tyre, por ne arritëm t’i përballonim.

Ne mund të kishim fituar në ndeshjen e parë kur kishim rastin për të shënuar golin e dytë, por më pas pësuam dhe mund t’a humbisnim ndeshjen. E njëjtja situatë ishte pothuajse edhe sot ku ne për hir të së vërtetës e nisëm mirë por mund të pësonim gola. Mbrojtja bëri një punë të mirë sëbashku me Berishën dhe kjo më kënaq. Jemi tashmë zyrtarisht në vendinne tretë por nuk ka kohë për të festuar. Kemi një ndeshje mjaft të vështirë ditën e hënë ndaj Portugalisë, dhe tashmë duhet të mendojmë për atë takim.

Duhet të japim më të mirën e mundshme për të marrë një rezultat pozitiv. Përsa i përket rinovimit është ende herët për të folur, pasi ka kohë për këtë gjë. Unë duhet të mendoj më tepër për ndeshjen e rradhës pasi për rinovimij mendon “shefi i madh”,” -ishin fjalët e trajnerit Gianni De Biasi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.