De Biasi projekton formacionin anti–Izrael

0
SHPËRNDAJE

anti-izrael

Në kohën kur Kombëtarja kuqezi po përgatitet me një intensitet të lartë, trajneri Gianni De Biasi duket se e ka ideuar formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Izraelit. Trajneri sëbashku me stafin e tij po hedh idenë për lojtarët që duhet të startojnë në ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Izraelit. Skema pritet të jetë po e njëjta, ajo 4-2-3-1 teksa edhe nuk priten shumë ndryshime lojtarësh.

Në portë i përhershmi Etrit Berisha, që po kalon një formë fantastike në karrierën e tij.

Ndërkohë mbrojtja me katër do të jetë e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli.

Në mesfushë gjithashtu nuk priten shumë ndryshime, ku Xhaka, Kukeli dhe Abrashi janë favoritë për të bërë treshen e mesfushës.

Ndërkohë nga krahët duket se është dilema më e madhe e trajnerit De Biasi, ku në njërin krah favori shihet Odise Roshi falë formës që po kalon në Rusi, ndërsa krahu i majtë mbetet një mister.

Në atë rol mund të aktivizohen si Hyka ashtu edhe Lenjani, teksa zgjedhja e trajnerit pritet të jetë e vështirë. Gjasat janë që në atë rol të luajë Azdren Llullaku, i cili po shkëlqen në Rumani.

Përsa i përket sulmit, duket se nuk ka asnjë dyshim. Në majën e tij do të jetë i vetëm Bekim Balaj, teksa me formën që po kalon është lojtari shqiptar i momentit. /minuta90.com/

Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Roshi, Abrashi, Llullaku, Balaj Tr: Gianni De Biasi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.