De Biasi: Ronaldo të bëhet “i urtë”, ndryshe votoj Messin për ‘Topin e Artë’

0
SHPËRNDAJE

debiMobilizim, tension i duhur para një sfide të rëndësishme, por edhe hapësira për të bërë pak humor. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Portugalinë, Gianni De Biasi është bërë protagonist i një përgjigjeje me shaka, por që ka edhe pak të vërtet brenda. Teksa i pyetur mbi Ronaldon, tekniku kuqezi ka thënë: “Për Ronaldon nuk kam menduar diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, sepse Portugalia ka shumë lojtarë cilësorë. Por meqë e kam votuar herën e fundit për Topin e Artë, nesër ai duhet të tregohet “i urtë”, sepse herën tjetër votoj Messin…”.

stervitGjithashtu, njëshi i stolit të Kombëtares ka konfurmuar mungesën e Elseid Hysajt edhe për këtë ndeshje, pas asaj me Danimarkën. “Hysaj nuk do të luajë, pasi nuk është riaftësuar”. Duke folur me seriozitet për ndeshjen, De Biasi ka thënë: “E them me bindje që pavarësisht se na bën punë edhe barazimi, Shqipëria do të luajë vetëm për tri pikë. As që e kemi përgatitur ndeshjen duke qëndruar në mbrojtje thjesht për të tentuar një barazim. Logjikisht edhe një pikë na bën punë, por në fushë nuk do të hyjmë me idenë për të administruar një rezultat barazimi. Kjo do të ishte vrasëse sipas meje. Portugalia? Nuk kam çfarë të flas për kundërshtarin, dihet që ata janë më lart, por edhe Portugalia ka pikat e dobëta dhe ne duhet të shfrytëzojmë momentet tona. Kam besim se do të shënojmë, pastaj të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Sa për Ronaldon, duke folur me seriozitet, do ta shihni që nuk do të kemi ndonjë vëmendje të veçantë. Por më shumë nuk po zbuloj. Më mirë shikojeni vetë nesër”. Ndërkohë që kuqezinjtë sot në mbrëmje kanë kryer edhe stërvitjen e fundit në “Elbasan Arena”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.