De Biasi shpall listën për dy miqësoret, vazhdon inati ndaj Mehës

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja/ Është shpallur më në fund lista zyrtare nga trajneri Gianni De Biasi në lidhje me lojtarët që do të grumbullohen për 2 miqësoret e rradhës që do të luajë Kombëtarja e Shqipërisë. Ajo që bie në sy është grumbullimi i talentit shqiptar, Milot Rashica i cili po kalon një sezon fantastik në Holandë tek Vitesse. Padyshim e pritshme kjo ftesë pasi Rashica ka qenë protagonist i padiskutueshëm tek ekipi i tij. Ndërkohë trajneri Gianni De Biasi vazhdon intatin e tij personal ndaj Alban Mehës, pasi edhe pas një sezoni fantastik që po kalon mesfushori tek Konyaspor duke qenë lideri i këtij ekipi ai sërish nuk është grumbulluar.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar

Portierë: Etrit Berisha (Lazio), Alban Hoxha (Partizani), Orges Shehi (Skënderbeu)

Mbrojtësa: Lorik Cana (Nantes), Ermir Lenjani (Nantes), Mërgim Mavraj (Koln), Arlind Ajeti (Frosinone), Berat Gjimshiti (Atalanta), Elseid Hysaj (Napoli), Ansi Agolli (Qarabag), Frederik Veseli (Lugano), Andi Lila (Pas Janina), Naser Aliji (Basel)

Mesfushorë: Taulant Xhaka (Basel), Ergys Kaçe (Paok), Burim Kukeli (Zurich), Armir Abrashi (Freiburg), Migjen Basha (Como), Ledian Memushaj (Pescara), Odise Roshi (Rijeka), Herolind Shala (Liberec)

Sulmues: Sokol Cikalleshi (Basaksehir), Shkëlzen Gashi (Colorado Rapids), Bekim Balaj (Rijeka), Armando Sadiku (Vaduz), Milot Rashica (Vitesse)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.