De Biasi: “Shqipëria është një aventurë zemre”

0
SHPËRNDAJE

Conte  & De Biasi
Conte & De Biasi

Kombëtarja/ Pedalim. Ka të bëjë me çiklizmin. Por, ky është një tjetër sport. Kush thotë kështu? Udhëtimi i Gianni De Biasit është bërë nga biçikleta, aeroplanë, anije, barka, por mos harroni edhe bileta e lodhje. Ai ka përvojë, fantazi, ide, profil të ulët, disa propozime, për të cilat nuk do të flasë, dy numra telefoni, një profili “WhatsApp” me fotot e vajzës së saj dhe një tjetër me imazhin e Nënë Terezës. Trajneri italian i “shqiponjave”, De Biasi, është përmendur kohët e fundit si kandidat për të pasuar Antonio Conte në stolin e axurrëve.

Duka dhe De Biasi
Duka dhe De Biasi

Gianni De Biasi nuk e mbyll derën për Kombëtaren e Italisë. Kjo është ajo që nënkuptohet nga intervista e gjatë e 60-vjeçarit nga Sarmede, dhënë për “Il Mesagero”, ku flet në lidhje me këtë post: “Çdo trajner italian ndihet mirë kur dëgjon emrin e tij për në krye të kombëtares. Jam italian, po drejtoj Shqipërinë, do të shkoj në finalet e Kampionatit Europian, dua të fitoj. Unë si trashëgimtar i Antonio Conte në stolin blu? Kurrë mos thuaj kurrë…”. Me pak fjalë, trajnerimi Kombëtare së Shqipërisë mund t’i thotë lamtumirë kuqezinjve pas “Euro 2016” për t’u bërë trajneri i ri i Italisë. De Biasi, trajneri aktual i Shqipërisë, ka kërkuar të tregojë dy anekdota kurioze, lidhur me dy nga lojtarët e tij, që militojnë në Seria A.

Për Elseid Hysajn:Babi i tij ka bërë shtatë, unë them shtatë udhëtime me gomone për të sjellë të gjithë familjen në Itali. Ai ishte një murator dhe tani e sheh djalin e tij të luajë te Napoli dhe në Kampionatin Europian.”

Për Etrit Berishën:Herën e parë, që njërit nga bashkëpunëtorit tim i doli përpara, Etriti ishte duke peshkuar. Ai jetoi dhe luajti në Kalmar, ose më mirë jetonte në një fshat peshkimi, në afërsi të qytetit suedez. Nuk ishte trajnuar me ne kurrë, nuk kishte pasur asnjëherë trajner portierësh. E morëm për ta provuar në një lojë, në një miqësore kundër Iranit, për të kuptuar se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm kishte.”

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Ndërkohë pyetjes nesë ka apo ka patur ofertë nga klubet italiane, De Biasi i përgjigjet: “Ndoshta, nga një.” Por si i’u përgjigj? 60-vjeçari sqaron: “Faleminderit, por unë jam trajneri i Shqipërisë dhe do të shkoj të luaj në Europian.” Çfarë kanë sot më shumë shqiptarët nga italianët, sipas De Biasit? “Duan t’i djegin shpejt etapat, nuk ndalen kurrë,” – shpjegon trajneri i kuqezinjve, i cili të kundërtës, se çfarë kanë më pak shqiptarët, i korespondon infrastrukturën sportive, e cila, megjithatë, po përmirësohet. /Sipas Telesport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.