De Biasi sqaron çeshtjen e Mehas dhe Shani Tarashajt

0
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Kombëtarja/ Trajneri i Kombëares, Gianni De Biasi foli ditën e sotme para mediave teksa shpalli edhe listën zyrtare të 26 futbollistëve që do të grumbullohen për dy miqësoret e rradhës që Shqipëria do të luajë ndaj Austrisë dhe Luxemburgut. Tekniki italo-shqiptar veç listës foli edhe në lidhje me faktin se përse Alban Meha mbetet jashtë zgjedhjes së tij edhe pse mesfushori vazhdon të jetë pikë referimi tek Konyaspor duke luajtur dhe shënuar rregullisht tek kjo skuadër. Ja cila ishte përgjigja e De Biasit:

Alban Meha duke festuar një gol me Kombëtaren
Alban Meha duke festuar një gol me Kombëtaren

“Meha është një futbollist që gjithsej në eliminatore ka luajtur vetëm 13 minuta, ndaj besoj se është e qartë pse nuk e ftoj”, ka qenë sqarimini trajnerit të Kombëtares. Ndërkohë ai ka folur edhe në lidhje me objektivat që ekipi ka në “Euro 2016”. Trajneri De Biasi në lidhje me këtë u shpreh: “Ne do të luajmë pa patur asnjë presion dhe do të shfaqim më të mirën tonë të mundshme. Natyrisht që do tentojmë t’a kalojmë fazën e grupeve dhe nëse do të arrijmë këtë gjë do të ishte me te vërtët diçka e madhe”, ishin fjalët e tij.

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj

Ndërkohë diskutim ka qenë edhe çeshtja e Shani Tarashajt. Tekniku kuqezi ka qenë i prerë në fjalën e tij duke i mbyllur edhe njëherë derën lojtarit që pak ditë më parë zgjodhi të luajë për Zvicrën dhe jo Shqipërinë. Per Tarashajn De Biasi u shpreh: “Mua nuk më interesojnë lojtarët që nuk mendojnë për kombin e tyre, ndaj i llogaris këta futbollistë. Secili bën zgjedhjen e tij dhe ne jemi te detyruar t’a pranojmë”.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Ndërkohë që në fund Gianni De Biasi ka folur në lidhje edhe me të ardhmen e tij. Ai pohoi se mbetet i përqendruar në punën e tij dhe ekipi të përgatitet sa më mirë, pasi ka kontratë ende me FSHF edhe pas mbarimit të Europianit: “Nuk mendoj fundin e Europianit, por jam i fokusuar tek ajo që ne do të bëjmë në këtë kompeticion. Po punoj që të përgatitemi sa më mirë. Jam ende nën kontratë me Shqipërinë edhe pas “Euro 2016” dhe nuk e mendoj kurrsesi largimin”, është shrprehur numri 1 i pankinës kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.