De Biasi: “Ukraina tregon forcën tonë, jam i prekur nga ajo që ndodhi”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Ditët e fundit kanë qenë mjaft itensive për trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi, por sigurisht momenti më i vështirë për të ka qenë kur i është dashur të dërgojë në shtëpi 4 futbollistë kuqezi.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Pikërisht një ditë, pas shpalljes së listës trajnei ishte shfaqur shumë i nervozuar në sallën e konferencave për shtyp, por gjatë komunikimit me gazetarët përpara ndeshjes me Ukrainën, trajneri i kuqezinjve kërkoi ndjesë për sjellen e tij .

“Miqësorja me Ukrainën do të tregojë se cila është gjendja jonë aktuale dhe si do të vlerësojmë aspektet taktike të lojës. Ditët e fundit kanë qenë jo pak të ngarkuara dhe ndonjëherë jam shfaqur dhe nervoz ndaj miku im Xhihani, publikisht të këkroj ndjesë nëse e kam ekzagjeruar, por reagimi im ishte frut i faktit që isha shumë i trishtuar, ndërsa ju ngulmonit kur kisha dërguar në shtëpi katër djem që ishin si fëmijët e mi. Isha shumë i prekur nga ajo që kishte ndodhur. Shpresoj që tani e më pas gjërat të shkojnë gjithmonë mirë”.

Një arsye e fortë sipas De Biasit, që kuqezinjtë u spostuan në Itali, është fakti që në këtë vend kombëtarja do të marrë mbështetjen e fortë të mijëra tifozëve që ndoshta nuk do të kenë mundësi të shkojnë në Francë. De Biasi shpjegoi se do të ketë ndryshime në formacion, por e rëndësishme është të ruhen karakteristikat e lojës.

“Do t’u japim mundësi lojtarëve të tjerë, që të vlerësohen. Është një ndeshje miqësore ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse nuk na pëlqen të bëjmë figurë të keqe. E vlerëosjmë shumë kundërshtarin, që i shënoi katër gola Rumanisë. E vlerësoj Ukrainën si një skuadër shumë të mirë. Nëse humbasim karakteristikat që na kanë cuar në Francë, nuk shkojmë asgjëkundi. Këtë e kam theksuar gjithmonë në analizat me futbollistët”.

Edhe pse Kace dhe Memushaj janë përgatitur në vetëm disa seanca stërvitore me grupin, De Biasi është i bindur se janë gati sidomos psikologjikisht për të kontribuar për kombëtaren në Europian.

“Memushaj dhe Kace vijnë pas një sezoni të gjatë dhe stresues. Gjendja e tyre fizike është e mirë por në këtë rast ka shumë rëndësi aspekti psikologjik. Ky është turneu ynë i parë i madh dhe si fëmijët që shkojnë për herë të parë në shkollë nga njëra anë jemi entuziastë, por nga ana tjetër duhet të japim dicka më tepër, sepse të tjerët na presin për të bërë festë me ne”.

Sikurse vëllezërit Boateng dhe Xhakajt do të ndodhen në një situatë të pazakontë, kundër njëri- tjetrit. Por nuk është vetëm kjo arseyja që sipas De Biasit Shqipëri – Zvicër është një takim i vecantë.

“Kur Graniti dhe Taulanti të zbresin në fushë do të jenë sërish vëllezër por vëllezër kundërshtarë. Secili do të luftojë për fanellën e tij. Ndeshja e parë në një farë mënyre është enigmë për të gjithë edhe në anën psikologjike. Kështu që përtej origjinës së futbollistëve do të jetë një ndeshje shumë e vecantë”.

Pyetjes nëse mund të marrë drejtimin e Atalantës, De Biasi iu përgjigj.

“Atalanta është një shoqëri serioze që ka një program shumë të mirë sidmos për sektorin e të rinjve, ka një drejtor sportiv që e kam mik prej 30 apo 40 vitesh. Në këtë moment jam te Shqipëria, dhe besoj se do të qëndroj këtu ku jam. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.