De Biazi, analizë ekipeve shqiptare në Europë: Ja shanset që kanë

0
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi ndoqi në stadium vetëm takimin midis Kukësit dhe Torpedo Zhodinos, por guxon të bëjë një analizë të paraqitjes së parë të skuadrave shqiptare në Europë. “Rezultati i Laçit nuk më pëlqeu, pasi ka treguar një lojë të mirë gjatë sezonit. Kukësin e ndoqa në stadium. Mendoj se mund të kishte arritur një fitore më të thellë që do t’i siguronte kualifikimin – ka thënë tekniku kuqezi në një intervistë për TV Klan -. Më vjen keq për Partizanin, por ka mundësi që ta kthejë rezultatin në Tiranë, megjithatë kjo varet edhe nga gjendja e futbollistëve. Skënderbeu është një garanci, pasi ka rreth 5 vite që fiton dhe është një realitet që mund të çojë një ekip shqiptar që të shkojë në fazën e grupeve”.
dbTeksa ka shprehur keqardhje që nuk pati mundësi të votojë në zgjedhjet e 21 Qershorit pasi nuk e kishte emriin në listë, ai duket se është i përqendruar te ndeshjet që Kombëtarja do të luajë në shtator: “Do të luajmë që në Shtator me dy kundërshtarë tepër të fortë, që do të na e vështirësojnë punën. Në atë moment kampionatet janë në fillimin e tyre dhe do të afrohen natyrisht ata lojtarë, të cilët janë më në formë. Do të jetë një formacion i thuajse i ngjashëm me atë që patëm në takimin me Armeninë, duke përjashtuar të dëmtuarit e mundshëm, natyrisht Mavrajn”.
Rruga drejt finaleve të Euro 2016 kalon nga e famshmja ndeshje me Serbinë, që pritet të ketë një vendim përfundimtar më 10 korrik: “Vendimi për ndeshjen me Serbinë është shtyrë disa herë dhe nuk di nëse kjo është diçka e mirë ose jo. Nuk dua të flas me shumë, pasi mund të zhgënjehemi në fund, por verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është i rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.