De Biazi dhe “derbi” me Italinë: Grup stimulues, asgjë s’është e sigurtë!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Edhe tekniku kuqezi De Biasi ka komentuar shortin e vështirë që dora e Bierhoff i rezervoi Shqipërisë. Mbi të gjitha përqendrohet te fakti që do të luajë ndaj Italisë së tij. “Na pret një grup i vështirë. Fundja i tillë ishte edhe për kualifikimin në Europian. Shqiëpria duhet të luajë shanset e veta, por gjëja më kurioze është që shumë shqiptarë bëjnë tifozllëk për Italinë. Për ne, do të jetë një farë derbi, ashtu siç do të jetë pak a shumë edhe ndaj Spanjës, aty ku luajnë disa shqiptarë”.
dbKujt i trembet më shumë nga Italia e Spanja? “Mendoj se Shqipëria duhet të luajë si e barabartë me çdo kundërshtar. Të dyja kanë një nivel të lartë teknik, këtqë nuk e zbuloj unë për herë të parë. Mirëpo ndeshjet nuk janë kurrë të sigurta, prandaj rezultati mund të jetë edhe i paparashikuar. Të shohim sesi do të mbërrij skuadra ime deri në kohën e përballjeve me italianët e spanjollët. Të shohim sesi do të jemi rritur dhe në fund, se kush do të arrijë të kualifikohet”. Trajneri kuqezi nuk nënvlerëson as kundërshtaret e tjera, duke thënë se “na presin sfida tepër të vështira edhe me Izraelin e Maqedoninë. Le të themi që gjendemi në një grup kompetitiv dhe stimulues”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.