De Biazi: Hafizi xheloz, duhet të mendohet përpara se të flasi

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kombëtarja / Në emisionin “Opinion” ndër të tjera Xhani De Biazi foli edhe për akuzat që i bën ish – trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi. De Biazi u shpreh se trajneri shkodran duhet ta shohi ndeshjen në stadium dhe jo në televizon, teksa nuk harroi të deklaronte se ai ishte edhe xheloz për arritjet që italiani ka bërë në krye të kuqezinjve:

“Më habit Hafizi se para se të flasë duhet të mendohet. Ai mendoj se nuk i sheh mirë ndeshjet nga TV, t’i shohë në stadium se në TV kamera kap zonën vetëm ku është topi. Mendoj se ai është xheloz për atë që arrita dhe ai nuk e bëri dot edhe pse kishte një skuadër shumë të mirë”, u shpreh fillimisht De Biazi.

Ndërkohë në vazhdim trajneri i Kombëtares foli edhe për rinovimin,mku shprehu dëshirën për të qëndruar:

“Kontrata skadon në fund të vitit dhe kemi ende kohë. Në fund të shohim a kanë besim te unë dhe a mund ta çoj përpara ekipin. E kam fjalën për ata që kanë peshë te Federata, si presidenti e të tjerë. A dua të rri? Pse jo”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.