De Biazi: Jemi të dytët, por na presin dy sfida “bombë”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

DBDe Biasi i ftuar në “Radio Spazio” të Udines, ka folur edhe për kualifikimin që ëndërron Shqipëria në Euro 2016. “U them faleminderit lojtarëve për atë që janë duke bërë. Po japin maksimumin dhe po i bëjnë vetes një vend të rëndësishëm. Vërtet jemi të dytët me një ndeshje më pak, por në shtator na presin dy ndeshje të vështira me Danimarkën e Portugalinë. Sidomos portugezët do të vijnë të egërsuar pasi u mposhtën në Lisbonë”
Në Itali ka ankesa për lojtarët që shkojnë jashtë, ndërsa Kombëtarja shqiptare po rritet pikërisht falë atyre që luajnë përtej kufinjve. “Niveli teknik nuk është si ato të kampionteve të tjerë europianë. Shqipëria është e re, vjen nga një epokë diktatoriale që ka limituar rritjen. Prania ime besoj se shihet me sy të mirë, edhe sepse më kanë vlerësuar punën dhe natyrisht, rezultatet. Luajmë një futboll të mirë, marrim jo pak nga ndeshjet që luakmë, por duhet të rritemi ende”.
Udineze duket e interesuar veçanërisht për një lojtar shqiptar: Ergys Kace. “Meqënëse luan te PAOk-u besoj se është shumë gati, ndonëse është një element i datëlindjes ’93. Aktivizohet titullar te skuadra nga Greqia. Mund të luajë si në rolin e organizatorit, edhe më i avancuar. Zotëron cilësi të mëdha, është plot personalitet, pavarësisht se ka fizik të vogël. Por sipas meje mund të ketë një të ardhme edhe në futbollin italian”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.