De Biazi me 5 mesfushorë ndaj Izraelit

0
SHPËRNDAJE


Kombëtarja / Kuqezinjtë kanë vijuar stërvitjen në Turqi për ndeshjen vendimtare që do të luajnë të dielën me Izraelin. Përveç ushtrimeve, trajneri ka punuar edhe me lojën nga krahët, shpërthimet dhe krosimet, për të vijuar me finalizime drejt portës. Humbja ndaj Luksemburgut, ku në fushë ishte moduli 3-5-2, ka bërë trajnerin që të fokusohet edhe një herë tjetër te puna me modulin 4-5-1. Skema fituese e kuqezinjve që na dërgoi në Europian.

Mirëpo, edhe pse nuk ka asgjë të sigurt, balotazhet dhe forma e futbollistëve nuk ka saktësuar ende 11-shen që pritet të zbresë në fushë. Kur mbeten ende 4 ditë nga ndeshja, nga sa është parë gjatë seancave stërvitore, ka të paktën katër balotazhe për një fanellë titullari. Strakosha është i sigurt në kuadrat dhe gjithashtu treshja përpara tij me Hysaj, Gjimshiti e Mavraj, ndërkohë që Aliji duhet ta ruajë fanellën për postin e mbrojtësit të majtë.

Në mesfushë, është edhe diskutimi më i madh. Kaçe e Abrashi shihen si më pak favoritët, por kjo i ka bërë ata që gjatë seancave të djeshme të djersitin shumë e të jenë grintozë. Në këto kushte, Roshi nga e djathta është thuajse i sigurt dhe Kukeli-Basha-Memushaj pritet të formojnë qendrën. Dyshja e shkatërruesve mbeten kërcënues me formën e tyre deri të dielën. Nga e majta, ka një tjetër balotazh, ky Hyka duhet më i avantazhuar përballë Llullakut, por në kërkim të një fanelle lufton edhe Lenjani. Në sulm ka balotazh mes Cikalleshit dhe Sadikut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.