“De Biazi më ka konfirmuar se do thërrasë Manajn”

0
SHPËRNDAJE

manaj-2

Rei Manaj i është bashkuar Interit në skuadrën e të rinjve, megjithatë për të nuk mungon as interesimi nga njerëz që kanë qenë dikur pjesë e skuadrës zikaltër.

I tillë është edhe ish-trajneri Xhixhi Simoni që ka përmendur sulmuesin e Kombëtares U- 21 në një deklaratë të tij. Përveç komentit për situata të përgjithshme për Interin, Simoni ka përmendur shqiptarin e zikaltërve si një kandidat për Kombëtaren e De Biazit.

“Kam biseduar me trajnerin e Shqipërisë dhe më ka konfirmuar që Manaj mund të jetë në Kombëtaren e tij shumë shpejt. Ai është një i ri me të ardhme dhe këtë gjë De Biazi ma konfirmoi që e ka nën vëzhgim”, ka deklaruar ish-trajneri i zikaltërve, Xhixhi Simoni.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/08/de-biazi-me-ka-konfirmuar-se-do-therrase-manajn/#ixzz3hbTppAoa

S'KA KOMENTE

Comments are closed.