De Biazi: Menduam se jemi më të bukur nga realiteti

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Trajneri De Biasi u shfaq i mërzitur përpara mikrofonave të SuperSport. Trajneri i Kombëtares nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje në sekondat e fundit dhe natyrisht që ishte diçka vërtetë për t’u mërzitur. Ja fjalët e tij pas ndeshjes duke analizuar takimin në përgjithësi:image

“Le të themi që e njihnim forcën e Portugalisë dhe duhet të ishim të kujdesshëm deri në sekondën e fundit. Fatkeqësisht na ndëshkuan nga goditja e këndit. Mbase ishte goditje e ashpër, por ata treguan dicka shumë se ne. Kam folur 3-minuta me ekipin në fundin e sfidës për të arritur një mësim nga kjo humbje që i djeg ekipit, mua dhe tifozëve. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por humbëm.”

image

“Detajet e kornes s’mund të dal tani në konkluzion. Kisha gjëra të tjera për të bërë në atë moment. Nuk duhet ta humbim durimin dhe përqendrimin. Me një ekipi si Portugalia s’mund të rrëmbehesh nga tifozeria, duhet të jesh më i kujdesshëm. Në fund menduam se ishim më të bukur nga realiteti. Nga ajo që dukemi dhe jemi në të vërtetë”

“Mund të duket e cuditshme, por Serbia është e fortë, e kam parë kundër Portugalisë që e vendosi në vështirësi. Shpresojmë që Portugalia duhet të bëjë lojën e saj ndaj Danimarkës. Nëse ata
fitojnë na bëjnë nderë. Ne e kemi komplikuar pak situatën, por duhet të mendojmë të bëjmë pikët tona në vazhdim. Ky rezultat ishte i rënd për ne, por që duhet ta marrim veten shumë shpejtë dhe të kemi dëshirën e duhur për vazhdimësi.”image

“Gashi ka luajtur shumë mirë në të dyja ndeshjet. Në sfidën e parë e zëvëndësova për alternativ. Ndërkohë që sot duhet të ndryshoja, pasi mbase ka harxhuar shumë energji. Unë jam shumë i lumtur nga prezantimi i tij. Të luash ndaj Portugalisë kërkon tjetër rendiment nga ai në kampionatin zvicerian. Ndërkohë që Gjimshti më ka befasuar dhe pëlqyer me mënyrën se si ai ka gjetur sigurinë”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.