De Biazi piketon formacionin anti Izrael

0
SHPËRNDAJE
loading...

Kombëtarja / Pas çdo dite që kalon, Xhani De Biazi i ka akoma më të qartë idetë për formacionin që do të hedhë në fushë kundër Izraelit. Gjatë seancës së sotme stërvitore trajneri i kuqezinjve ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit, duke rreshtuar në një anë titullarët e mundshëm dhe nga ana tjetër zëvendësuesit.

Kjo gjë i shërbeu atij për të vënë në zbatim skemat që ka në plan për sfidën e radhës, por edhe për të projektuar formacionin përfundimtar ku pritet të ketë disa ndryshime nga ndeshja me Luksemburgun.

Në portë padyshim do të jetë Strakosha që nuk ka rivalë pas mungesës së Berishës, ndërsa në mbrojtje do të ketë një ndryshim. Titullar në krahun e majtë pritet të jetë Naser Aliji, ndërsa pjesa tjetër do të përbëhet nga Mavraj, Gjimshiti dhe Hysaj.

Treshja e mesfushës sipas të gjitha gjasave do të jetë Kukeli-Abrashi-Memushaj, me Roshin dhe Hykën që do të luajnë nga krahët për të mbështetur sulmuesin e vetëm, i cili pritet të jetë Armando Sadiku.

Sulmuesi elbasanas duket se ka fituar “balotazhin” me Sokol Cikalleshin dhe pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen kundër Izraelit, e cila do të jetë e para për të si titullar qysh prej fitores me Maqedoninën 2-1 në “Loro Boriçi”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU