De Biazi, pronari i kombëtares!

0
SHPËRNDAJE

Mungesa e rezultateve nga ana e skuadrës sonë kombëtare e cila numëron 4 humbje në 4 ndeshjet e fundit, padyshim nuk vjen vetëm nga performanca e futbollistëve në fushën e blertë.

Xhani De Biazi ka kohë që ka prishur ambjentin e skuadrës, humorin e saj. Padyshim disiplina është një armë e fortë për cdo trajner, por ndonjëherë duhet të bësh edhe politikanin duke mos u kapur me këdo që të del përpara. Por De Biazi ka vepruar kundër, edhe me lojtarët që si ka përjashtuar, i torturon nga nervat, ri rast Taulant Xhaka, që pasi e sheh veten se s’ka shanse të luaj për Shqipërinë, preferon të largohet.

Taulant Xhaka në duel me Granit Xhakën

Por a e kemi luksin ne, një kombëtare e vogël, që të largojmë cdo lojtar me njërën apo tjetrën mënyrë? Nga Kace dhe deri tek Xhaka, janë pjesë të suksesit tonë historic, janë një nga gurët që kishin formuar fortesën kuqezi, por që tashmë po rezulton një kala prej rëre dhe kjo për kapricio apo autoritet të tepruar të De Biazit.

Të mos menaxhosh grupin nuk ka të bëjë vetëm me rezultatet, por edhe me atmosferën që rrethon skuadrën. Dhe tek kuqezinjtë nuk funksionojnë të dyja, pasi nuk kemi as rezultate dhe as harmoni në grup.

Gabimi tjetër vazhdon me deklaratat e lojtarëve të mbetur pjesë e ekipit, të cilët në një farë mënyrë i servilosen trajnerit me atë cka thonë duke dal kundër shokëve të larguar. Por sigurisht kjo stradegji e prish grupin dhe nëse lojtarët e larguar nesër afrohen sërish në skuadër, pasi nëse gota thyhet një herë s’mundet askush ta ngjitë më.

Disa lojtarë zgjodhën Kosovën për mungesë sigurie nga politikat e De Biazit, politika menaxheriale e kemi fjalën, dhe disa të tjerë janë pezulluar më zë apo pa zë nga trajnerit italian. Nëse De Biazi vazhdon në këtë mënyrë, një ditë do të luajë me kombëtaren U21 të Alban Bushit. Duket qartë se De Biazit, i ka dal situata nga duart, por cuditërisht as FSHF nuk reagon, mbase kontrata e kopsitur mirë kërkon një dorëzim të vetë trajnerit, një dorëheqje, në mënyrë që të mos ketë kosto financiare.

Shpresojmë që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt dhe kombëtarja të rikthehet tek sukseset. Por një mungesë e madhe është edhe mungesa e tifozerisë./Minuta90.com

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.